Komuna e Podujevës ka hartuar planin (orarin) e ri për mbledhjen e mbeturinave, raporton Llapi.info
Sipas një njoftimit të Komunës, kjo po bëhet me qëllim të një ambienti më të pastër për qytetarët llapjanë, duke i zvogëluar kështu kostot e operimit.
Deri më tani grumbullimin e tyre e ka bërë kompania “Natyra”, por të njëjtën punë nga kjo javë do ta bëjë kompania “Pastrimi”.
E hartimi i ri i këtij plani ka bërë që Podujevën ta ‘kaplojë’ bërlloku i shumtë, si rezultat i mos mbledhjes së tyre.
Lexues të portalit kanë dërguar fotografi nga vende të ndryshme të Podujevës, ku shihet mbeturinat e shumta nëpër rrugë e lagje të qytetit dhe jo vetëm. Qytetarët kanë shprehur shqetësim në lidhje me këtë, pasi që sipas tyre, nuk kanë qenë të njoftuar.
Ndërkohë, Komuna e Podujevës për kompaninë “Pastrimi”, ka bërë të ditur orarin e ri.
Më poshtë orari:
KRM “Pastrimi” do ta zbatoj këtë orar:
E Hënë:
– Podujeva 1 ( Rrugët: “Ilir Konusheci” ,“Fitorja”, “Ramë Obrnaqa”, “Abdyl
Lahu”, Hyzri Talla, Dëshmorët”, “Haxhi Sadria”, “Teuta” “Xhemail Mustafa”
“Brigadat”, “Anton Çeta”, “Ylfete Humolli”)
– Letanc
– Llugë
– Llapashticë e Epërme
E Marte:
– Podujeva 2 (rrugët: “Hasan Prishtina”, “Ali Ajeti” , “Nazmi Gafurri” “Lidhja
e Prizrenit” “Shakadin Behrami” “Presheva”, “Qëndresa” , “Ibrahim Demolli”,
“Albaniku” , “Abdullah Beselica” Skënderbeu, Vëllezërit Frashëri, “Merqezi”)
– Dumosh
– Radujevc
– Kaqybeg
– Gërdoc
– Balloc
– Miroc
– Merdar
– Livadic
E
Mërkure:
– Podujeva 3 (rrugët: “ Llapi”, “Sejdi Sekiraqa”, “Hasan Ramadani”, “Fatmir
Hyseni” “Lagjja e Kuvajtit” )
– Sfeçël
– Halabak
– Tërrnavë
– Obrançë
– Katunisht
– Bradash
– Bellopojë
– Dyz
– Surikish
E
Enjte:
– Gllamnik
– Sekiraqë
– Kunushec
– Siboc i Epërme
– Siboc i Poshtm
– Godishnjak
– Penuh
– Lluzhan
– Shakovic
– Sallabaj
– Buricë
– Shajkoc
– Llapashticë e Poshtme
– Lladoc
– Herticë
E
Premte:
– Lupç i Poshtëm
– Orllan
– Kushevicë
– Kalaticë
– Dumnicë e Poshtme
– Shtedim
– Peran
– Majac
– Lupç i Epërm
– Batllavë
“Në këto vendbanime do të shërbej vetëm kompania publike KRM “Pastrimi” sh.a. Lusim qytetarët që të bëjnë kontrata me këtë kompani që të kemi një mjedis më të pastër”, ka njoftuar Komuna./Llapi.info