Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar 16 aksidente me të lëndua, ndërsa 23 të tjera pa të lënduar.

Gjatë periudhës së njëjtë kohore janë shqiptuar hiç më pak se 1 mijë e 194 tiketa trafiku.

Policia e Kosovës, ditën e hënë, ka arrestuar 13 persona, derisa në mbajtje 7 të tjerë.

Ndërkohë, në raportin e Policisë së Kosovës janë të shkruara më shumë se 23 raste që kanë ndodhur në Kosovë gjatë 24 orëve, të tilla si; sulme, kanosje, kërcënime, vjedhje, armëmbajtje pa leje, aksidente trafiku, lëndime trupore, falsifikim parash e të tjera.