Lidhja Demokratike e Kosovës ka shënuar sot 29 vjetorin e themelimit në Podujevë, njofton Llapi.info

Në një manifestim të organizuar, nënkryetari i LDK-së, njëherësh edhe kryetar në degën e Podujevës, Agim Veliu ka thënë se subjekti i tij duhet të marrë përgjegjësi për situatën në të cilën gjendet Kosova.

Image may contain: 6 people, people smiling

Sipas tij, nuk duhet të mjaftohet vetëm me kritika, por se sipas tij tani është koha që LDK-ja të marrë përgjegjësi.

Lexo edhe: Veliu: Ta bëjmë Kosovën vend normal, kur nuk duhet ta kesh dajë kryeministrin për të gjetur punë

“LDK duhet të marrë pjesën e përgjegjësisë në këtë situatë. Nuk mjafton vetëm të kritikojmë. Tani është koha për këtë. Kur puna është ngushtë, kur vendi përballet me situata të tilla është koha për LDK-në”, tha Veliu.

Veliu foli edhe për zgjedhjet brenda LDK-së, ku sipas tij, subjekti ku ai bën pjesë nuk është pronë e askujt.

Image may contain: 3 people

“Duhet t’i shfrytëzojmë këto zgjedhje partiake për mobilizim dhe prurje të reja. LDK nuk është pronë e asnjërit prej nesh këtu, kush më gjatë e kush më pak. Disa po thirren në rugovizëm e frymën rugoviane, por që lidhje nuk kanë me të. Rugovizmi është fryma e LDK-së”, tha ai.

Lexo edhe: Beqiri: Në Llap, Ibrahim Rugova kishte bashkëpunëtorët më besnikë

Image may contain: 1 person, standing and suit

“Sot kur po shënojmë 29 vjetorin e themelimit, ndonëse  në liri dhe pavarësi, nuk mund të themi se gjendja është e mirë, madje është përkeqësuar. Kosova gjendet një izolim ndërkombëtarë, kufijtë e saj diskutohen nëpër tryeza të hapura dhe të mbyllura. Korrupsioni dhe nepotizmi dy prej sëmundjeve më të rënda të një administrate shtetërore, kanë arritur në nivele të papara. Ndërkohë edhe arsimi po vazhdon të përballet me probleme e reforma në administratë nuk po ndodh. Ka humbur besimi në koalicionin që po udhëheq shtetin, ne LDK nuk guxojmë të rrimë duarkryq. Tani është koha për veprim, kur dëshpërimi ka prekur të gjithë është koha për Lidhjen Demokratike të Kosovës”, është shprehur Veliu në këtë përvjetor./Llapi.info

Image may contain: 28 people, crowd
Image may contain: 1 person, standing, crowd and indoor