Prodhuesi gjigant gjerman i automjeteve, BMW, do t’i paguajë punonjësve të tij në Gjermani një bonus vjetor prej 9.175 euro, që është 280 euro më pak se vitin e kaluar.

Shuma është pak e habitshme, duke qenë se kompania vitin e kaluar ka bërë pothuajse një të pestën e fitimeve të saj, derisa është paralajmëruar një rënie e mëtejshme të fitimit në një program gjithëpërfshirës të reduktimit të kostos, shkruan Seebiz.

Edhe një prodhues tjetër i veturave në Gjermani, Porche, ka shpërblyer punonjësit e tij vitin e kaluar me nga 9.700 euro.