Që nga viti 1999, 21 marsi është shpallur nga UNESCO dita botërore e poezisë. Vendimi i marrë në kongresin e 30-të të kësaj agjencie, zhvilluar në Paris, ka si objektiv kryesor mbështetjen e diversitetit linguistik përmes shprehjes poetike.
Kjo ditë shënohet edhe në Kosovë, ndërsa me rastin e saj më poshtë mund ta lexoni poezinë që besohet të jetë e para në gjuhën shqipe.
KANGA E PËRSHPIRTSHME
Gjithëve u thërres, kush do ndëljesë
Të mirë të krështē, bura e grā
Mbë fjalët të Tinëzot të shihi meshë,
Se s’ishtë njerī nesh çë mkatë s’kā
E lum kush e kujton se kā të vdesë
E mentë bashkë mbë tënëzonë i kā
Se Krishti ndë parrajsit i bën pjesë
E bën për bīr të tij e për vëllā
[Atë Lekë Matranga (1592)]
