Një person i kërkuar është arrestuar gjatë ditës së djeshme në fshatin Obrançë të Podujevës, raporton Llapi.info
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, arrestimi i tij është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata.
“Fsh. Obranqë, Podujevë 22.03.2019 – 13:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjtë është dërguar në vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës”, thuhet në njoftim./Llapi.info