Kryetari i Komunës së Podujevës dhe nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, ka thënë se sot e 20 vjet më parë, NATO ndërhyri ndaj forcave ushtarake policore serbe, për t’i dhënë fund gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë, njofton Llapi.info
“Edhe 20 vite pas, mbetemi mirënjohës ndaj secilit komb që dha kontribut në lirinë tonë, dhe shprehim ndjenjën e falënderimit të sinqertë për ndihmën që ende po e japin në ndërtimin dhe avansimin e shtetësisë tonë”, ka thënë Veliu.
Më tej ai ka shtuar se miqësia me SHBA-në dhe shtetet e BE-së duhet të ruhet.
“Miqësia me SHBA-në dhe shtetet e fuqishme të BE-së, u ndërtua me mund nga President Historik Dr. Ibrahim Rugova. Kjo miqësi është vlerë e popullit tonë dhe si të tillë duhet ta ruajmë dhe ta përcjellim tek gjeneratat që vijnë, në shenjë mirënjohje e falënderimi për kontributin e tyre në lirinë tonë”, është shprehur Veliu në Facebook./Llapi.info