Zjarrvëniet nëpër zonat maloret të Podujevës janë duke vazhduar, e që këto ditë edhe janë shtuar, raporton Llapi.info

Përkundër apeleve të Agjencisë së Pyjeve dhe Policisë së Kosovës që të ruhen dhe të mos ndizen zjarre në vende të hapura, djegia e tyre është duke u bërë në masë të madhe.

Kësisoj, djegie masive ka edhe në fshatin Shajkoc të Podujevës. Lexues të portalit Llapi.info kanë dërguar pamje nga atje ku shihet se tymi dhe flakët në malet e asaj zone.

Zjarrfikësit kanë dalë në vend të ngjarjes, por flakët kanë marrë përmasa të mëdha.

Ndryshe, zjarre nëpër zona malore ka pasur këto ditë edhe në fshatra tjera të Komunës së Podujevës.

Kujtojmë, apel te qytetarët që të ruhen të prona publike dhe private ka bërë edhe i pari i Podujevës, Agim Veliu./Llapi.info