Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka pritur në takim delegacionin nga qyteti Velbert i Gjermanisë, i cili qëndroi në vizitë treditore në Podujevë, njofton Llapi.info
Një delegacion nga Verlberti i Gjermanisë, ka qëndruar në një vizitë treditore në Podujevë.
Vizita e delegacionit gjerman, që udhëhiqej nga dy deputetë të Kuvendit të kësaj komune, Burghardt Fülling dhe Hans-Werner Mundt, deputet dhe udhëheqës për Sport, është zhvilluar në kuadër të finalizimit të procesit të binjakëzimit midis dy qyteteve dhe marrjen e informacioneve të fundit, para se vendimi për binjakëzim të merret në kuvendin Velbertit.
Gjatë kësaj vizite delegacioni nga qyteti gjerman ka zhvilluar vizita dhe takime nëpër institucione të ndryshme arsimore, organizata dhe klube sportive.
Në takimin e Kryetarit Veliu me përfaqësuesit e qytetit gjerman është biseduar për procedurat dhe format e finalizimit të binjakëzimit, para miratimit pas pak ditësh nga Kuvendin e Velbertit.
Gjatë qëndrimit në Podujevë, mysafirët nga Velberti morën pjesë edhe në aktivitetin “Me biçikleta n’Pranverë”, i organizuar nga Llapi Cycling Group, me mbështetje të Komunës së Podujevës.
Delegacioni i këtij qyteti i cili qëndroi për vizitë në Podujevë, ishte në përbërje: Burghardt Fülling deputet i Kuvendit nga CDU, Hans-Werner Mundt, deputet i Kuvendit nga CDU dhe udhëheqës për Sport, Andreas Brembeck udhëheqës nga komiteti i Binjakëzimit për binjakëzimin e sporteve të dy qyteteve, Christian Geelen për Taekwondo, Helmut Gries i çiklizmit, Sascha Döring Gazetar i WAZ dhe udhëheqës i basketbollit, si dhe Rrahman Islami – nënkryetar për Integrim dhe Kryetar i miqësisë Velbert-Podujevë./Llapilinfo