Shoqata e Transportuesve të Llapit ka marrë vendim që të pezullohet përkohësisht greva e nisur dje, raporton Llapi.info

Këtë e ka konfirmuar për Llapi.info kryetari i shoqatës së transportuesve, Beqir Mustafa. Thotë se kanë marrë premtime për largimin e taksistëve ilegalë që operojnë në relacionin Podujevë-Prishtinë dhe anasjelltas.

“Për 15 ditë është pezulluar greva. Nesër nis puna, kemi marrë premtime të fuqishme nga ana komandantit të Policisë në Prishtinë dhe atij në Podujevë për largimin e të gjithë taksistëve në Podujevë. Premtime kemi marrë edhe nga Komuna, por nëse nuk largohen ne fillojmë sërish me grevë”, ka thënë ai.

Ndërkohë, grevën pronarët e autobusëve  e kanë nisur dje në orët e para të mëngjesit, me aryestimin se po pengohet puna e tyre nga taksistët./Llapi.info