Foto ilustrim

Një person është arrestuar në Podujevë, nën dyshimin se i njëjti ka lajmëruar (kallëzuar), në mënyrë të rreme me një rast të vjedhjes, njofton Llapi.info


Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Podujevë 25.03.2019-18:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar nën dyshimin se i njëjti ka lajmëruar apo kallëzuar në mënyrë të rreme në lidhje me një rast të vjedhjes. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info