Natasha Kandiq, themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare, ka përkujtuar 20-vjetorin e vrasjes së 14 civilëve nga familja Bogujevci dhe Duriqi në Podujevë nga njësitë famëkeqe serbe “Shkorpionët”.
Kandiq përmes një statusi në rrjetin social Tëitter, ka thënë në formën e pyetjes drejtuar serbëve nëse kjo vrasje makabre ndaj civilëve të pafajshëm është agresion i NATO-s.
“Sot, 20 vjet më parë, anëtarë të MUP-it të Serbisë, njësitë e “Skorpions”, vranë 14 civilë, gra dhe fëmijë shqiptarë nga familjet Bogujevci dhe Duriqi në Podujevë.Fëmijëve ua kishin nxjerrë sferat e qelqta nga xhepat, i rreshtuan për muri dhe zbrazën rafalë mbi ta. A është ky “agresion i NATO-s?”, ka shkruar Kandiq./Llapi.info