Bunjamin Hoti është asamblisti më i ri Lidhjes Demokratike të Kosovës në asamblenë komunale të Podujevës, raporton Llapi.info

Në mbledhjen e rregullt të mbajtur sot në Kuvend, Hoti ka dhënë betimin e tij si këshilltar i këtij subjekti politik.

Hoti është emëruar sot pas tetë muajve si këshilltar pas zhbllokimit të KQZ-së, kësisoj duke zëvendësuar vendin e drejtorit të Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik, Mirsad Kamerolli.

Image may contain: 4 people, people sitting and indoor

“Nga dje është funksionalizuar Komisioni Qendror Zgjedhor dhe me menjëherë ka nxjerrë vendimin për zëvendësimin e një anëtari të Kuvendit të Komunës, fjala është për Bunjamin Hoti i cili emëruar në vend të Mirsad Kamerolli, drejtorit të tanishëm”, ka thënë kryesuesi i i Kuvendit, Fatmir Gashi.

Pas verifikimit të mandatit nga Komisioni, tashmë këshilltari Bunjamin Hoti është betuar para asamblesë komunale të Podujevës.

Ndërkohë, Hoti është edhe kryetar i forumit rinor të LDK-së në këtë Komunë./Llapi.info