Klubi nga Podujeva, KF Llapi në krye me trajnerin Tahir Batatina, ka marrë vendim që tani bileta për të hyrë në stadiumin “Zahir Pajaziti” të jetë 1 euro, raporton Llapi.info

Sipas njoftimit të lëshuar nga klubi, ky vendim është marrë pasi që lufta për titull është duke vazhduar dhe se Llapi është zgjedhur si klubi me shikueshmërinë më të lartë në Kosovë gjatë vitit 2018.

Klubi ka ftuar tifozët llapjanë për përkrahje në garën për titull kampion.

“Pas konsultimit me Kryetarin dhe kryesinë e klubit duke pasur parasysh që lufta për titull është ende e hapur dhe se skuadra jonë e zemrës, Llapi e ka arritur shikueshmërinë më të madhe në Kosovë, Kryetrajneri i rikthyer i zemres së Llapit, Tahir Batatina ka propozuar dhe është marrur vendim që bileta për gjithë kampionatin të jetë vetëm (1€) ku të gjithë futbolldashësit llapjanë po i duam në tribuna për të na përkrahur në rrugën drejt titullit”, thuhet në njoftimin e klubit.

Vendimi që bileta të jetë 1 euro për tifozët nga Podujeva do të nis që nga e mërkura, ku në “Zahir Pajaziti” Llapi pret Ferizajn.

“Duke e parë të arsyeshme se çështja ekonomike është jo e mirë tek popullit ynë, ne dëshirojmë si klub që të gjithëve tua mundsojmë të jenë afër skuadrës së zemres në tribuna. Por nga ndeshja e radhes që zhvillohet të merkurën ndaj Ferizajt për askënd (përfshirë edhe fëmijët) nuk vlen as një kartelë, as një librezë dhe as një dokument për tu futur në stadium përveç biletës së ndeshjes që kushton 1€ (shumë simbolike për të gjithë ne).Me moton “MOS I PI DY KAFE, NDIHMO KLUBIN E ZEMRËS DUKE PAGUAR BILETË SEPSE NE JU DUAM NË TRIBUNA”, e bëjmë për ju që na mbështetni gjithmonë”, përfundon njoftimi./Llapi.info