Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:30 në magjistralen Prishtinë-Podujevë, përkatësisht në fshatin Bardhosh, raporton Llapi.info

Sipas dëshmitarëve të cilët edhe kanë dërguar fotografi në adresë të portalit Llapi.info, në këtë aksident ka edhe persona të lënduar.

Mësohet se një veturë ka goditur një biçiklist me ç’rast edhe ka përfunduar në një kanal.

Ekipet mjekësore dhe policore kanë dalë në vendin e ngjarjes./Llapi.info