Projektet kapitale të planifikuara për këtë vit në Podujevë po realizohen sipas planifikimeve buxhetore të Komunës së Podujevës për vitin 2015. Kështu kanë thënë drejtorët e drejtorive komunale në takim me kryetarin e Komunës së Podujevës, Agim Veliun.

Gjatë raportimit për dinamikën e projekteve kapitale, drejtorët e drejtorive u zotuan se projektet që ende nuk janë proceduar, janë në fazën e përgatitjes dhe do të realizohen sipas dinamikës së planifikuar.

Nga ana tjetër, Agim Veliu, kryetar i Komunës së Podujevës, kërkoi nga drejtorët efikasitet në realizmin e projekteve të miratuara dhe zbatimin e procedurave në harmoni me Ligjin e Prokurimit Publik, në mënyrë që projektet e miratuara me buxhetin e Komunës për sivjet, të realizohen me kohë.

Në këtë takim u bisedua edhe për projektet që do të realizohen në bazë të rishkimit të buxhetit për këtë vit.

Po ashtu, u tha se pas rishikimit të buxhetit për vitin 2015 incimi i procedurave të projekteve të planifikuara të bëhet sipas planit të Prokurimit./Llapi.info