Është asfaltuar rruga prej 600 metra që lidh fshatin Sallabajë me Lupçin e Poshtëm të Podujevës, transmeton Llapi.info

Këtë e ka bërë të ditur kreu i Komunës së Podujevës, Agim Veliu përmes një postimi në Facebook.

Sipas tij, kjo rrugë shërben edhe si lidhje e rrugës alternative në rastet e bllokimit të magjistrales Prishtinë-Podujevë, në segmentin rrugor nga Vranidolli deri në Lluzhan.

“Asfaltimi i segmentit të rrugës në “Bukurdoll”, që lidh fshatin Sallabajë me Lupçin e Poshtëm. Kjo rrugë në një gjatësi prej 600 metra, përveç që mundëson qarkullimin mes këtyre fshatrave, shërben edhe si lidhje e rrugës alternative në rastet e bllokimit të magjistrales Prishtinë-Podujevë, në segmentin rrugor nga Vranidolli deri në Lluzhan”, ka thënë Veliu./Llapi.info

Image may contain: one or more people, sky, outdoor and nature
Image may contain: one or more people, sky, outdoor and nature