Llapi ka shënuar fitore si vendase në “Zahir Pajaziti”, duke mposhtur Ferizajn me rezultat 2-0, njofton Llapi.info
Llapjanët e nisën mirë ndeshjen ku pas vetëm 3 minuta lojë top-sulmuesi i Llapit, Ahmed Januzi shënoi golin e parë për klubin nga Podujeva. Pas golit të pësuar, ferizajasit provuan në minutën e 14’, por goditjen me kokë të Husein Demir e priti Haxho.
Në minutat në vazhdim, Llapi rrezikoi disa herë portën kundërshtare, teksa golin e dytë e gjeti në minutën e 42’ me anë të sulmuesit Festim Alidema. Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat 2-0.
Edhe pjesa e dytë foli në të mirë të vendasve, derisa rastin e volitshëm për të çuar rezultatin në 3-0 e huqi Edon Zeqiri në minutën e 52’, ndërsa në minutën e 60’ rrezikoi edhe Ahmed Januzi, por epilogu përfundimtar mbeti 2-0.
Me këtë fitore Llapi grumbullon 54 pikë në pozitën e dytë, dy pikë më pak se lideri Feronikeli, ndërsa Ferizaj radhitet në pozitën e 10 me 25 pikë./Llapi.info