Në fshatin Bradash të Podujevës bërlloku është bërë pjesë e jetës së banorëve. Në lagjen e këtij fshati “Spahijovit” edhe janë bërë grumbuj me mbeturina, shkruan Llapi.info
Sipas banorëve të kësaj ane të cilët edhe kanë dërguar imazhe në adresë të portalit, kanë thënë se mbeturinat janë hedhur skaj lumit. E që kjo gjendje ka bërë që të ketë edhe kundërmime.
Sipas tyre, gjendje e tillë vazhdon të jetë tash e sa kohë edhe përgjatë zonave tjera të këtij fshati, duke mos intervenuar për pastrim.
Kujtojmë, edhe lagje tjera të fshatrave dhe qytetit ka pasur ankesa nga banorët për mbeturina, pasi që Komuna e Podujevës ka bërë planin e ri të mbledhjes së tyre./Llapi.info