Llapi ka arritur të shënojë fitore të vështirë 1-0, por shumë të rëndësishme ndaj KEK-ut në stadiumin “Agron Rama” në Kastriot, njofton Llapi.info

Pjesa e parë e ndeshjes ishte e zbehtë me disa raste shënimi për të dyja skuadrat, por pa u konkretizuar.

Duke e ditur rëndësinë e pikëve, Llapi në pjesën e dytë u vërsul me të gjitha forcat duke dominuar 45-minutëshin e fundit. Pas disa rasteve të lëshuara, në minutën e 73’ lojtari kundërshtar Leonat Vitia, shënoi në portën e tij, duke ia dhuruar fitoren e tretë klubit nga Podujeva.

Llapjanët deri në fund të ndeshjes provuan edhe me Festim Alidemën në minutën e 85’, por gjuajtjen e tij e ndali portieri Habib Gllareva. Me rezultat 1-0 përfundoi ndeshja e javës së 26-të.

Pas kësaj fitoreje, Llapi numëron 57 pikë në vend të dytë, dy më pak se se lideri Feronikeli, ndërsa KEK-u gjendet në pozitën e parë nga fundi me vetëm një pikë dhe pritet të largohet nga elita e futbollit të Kosovës./Llapi.info