Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dega në Podujevë, ka mbajtur Kuvendin e tetë zgjedhor, njofton Llapi.info

Me këtë rast, këshilltarja në Kuvendin e Podujevës, Mrika Thaçi, e cila pak muaj më parë aderoi në këtë parti nga LDK, është emëruar kryetare e këtij subjekti në këtë degë.

Image may contain: 3 people, people sitting and indoor

Këtë e ka bërë të ditur deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi përmes një shkrimi në Facebook ku Thaçin e ka cilësuar si grua të jashtëzakonshme.

“Delegatët e AAK-së në Podujevë sot zgjodhën për kryetare të degës, një grua të jashtëzakonshme, Mrika Thaçin. Gratë dita-ditës po dëshmojnë se qëllimet fisnike i kapërcejnë gjinitë”, ka shkruar ajo./Llapi.info

Image may contain: people standing