Në Komunën e Podujevës ende nuk janë mbyllur të gjitha lojërat e fatit, përkundër vendimit që u mor në Kuvendin e Kosovës për mbylljen e tyre, shkruan Llapi.info

E, tani kur edhe është rikthyer Liga e Kampionëve, këto lojëra të fatit në Podujevë kanë pasur goxha punë.

Lexues të portalit kanë dërguar fotografi, ku shihet se përpara një lokali (bastore), në rrugën që të çon për në Kërpimeh, shihen disa vetura të parkuara, e që brenda saj operon ende kjo lojë e fatit.

Ndryshe, përgjatë rrugës “Skënderbeu” në Podujevë disa prej tyre janë mbyllur ditë më parë.

Kujtojmë, më 28 mars në Kuvendin e Kosovës është miratuar Projektligji për ndalimin e lojërave të fatit. Pro këtij Projektligji kanë votuar 69 deputetë./Llapi.info