5 Qershori, Dita Ndërkombëtare e Mjedisit në Podujevë është shënuar me një serë aktivitetesh.
Shkolla dhe OJQ të ndryshme në Podujevë realizuan aktivitete të ndryshme për mbrojtjen e mjedisit.

“Klubi i Gjelbër” i Shkollës Fillore “Shaban Shala” në bashkëpunim me mësimdhënësit dhe me mbështetje të USAID-it kanë mbjellur 25 pisha në oborrin e kësaj shkolle.

Pjesë e këtij aktiviteti ishte edhe nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, i cili tha se kujdesi ndaj ambientit ku jetojmë është përgjegjësi e të gjithëve.

Sot, llapi.info kishte raportuar edhe për aktivitetin e shpërndarjes së 1.000 çantave biodegraduese në Podujevë nga vullnetarë të OJQ “Ekovizioni”, aktivitet ky i financuar nga Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor dhe përkrahur nga Komuna e Podujevës./Llapi.info