Mbi 80 persona i janë përgjigjur sot thirrjes së aktivitetit për dhurimin e gjakut, aktivitet ky i organizuar nga Këshilli i Xhamisë së Vjetër të Podujevës në bashkëpunim me Stafin e Transfuzionit të Gjakut.

Aktiviteti me moton “Duke ndihmuar hallexhinjtë, ti garanton ndihmën e Zotit”, u mbajt nga ora 12:00 deri në orën 15:00 në Xhamin e Vjetër të Podujevës.

Imri Llugaliu, imam i Xhamisë së Vjetër të Podujevës, tha për llapi.info se ndihet krenar për xhematin e kësaj xhamie.

“Ka qenë një organizim i shkëlqyer nga të dy palët, si nga Këshilli i Xhamisë tonë njëashtu edhe nga Stafi i Transfuzionit të Gjakut. Sigurisht, se numri i më se 80 dhuruesve të gjakut nga xhemati i kësaj xhamie më ka bërë të ndihem krenar që jam imam i tyre dhe na jep kurajo që të punojmë më shumë në shërbim të këtij populi të mrekulluar”, ka thënë Llugaliu.

Llugaliu ka lutur Krijuesin Fuqiplotë ti shpërblej të gjithë ata që dhuruan gjak për hir të Zotit dhe në shërbim të nevojtarit./Llapi.info

11287125_396457547204352_113635875_n