Sot janë bërë 20 vjet nga rënia heroike e dëshmorëve, Mirsad Gashi dhe Fazli Fetahu në Podujevë, njofton Llapi.info

Gashi e Fetahu ranë heroikisht në mbrojtje të atdheut më 16 prill të vitit 1999, në betejën e zhvilluar kundër okupatorëve serbë në fshatin Surdull.

Në mëngjesin e 16 prillit 1999 në këtë betejë të ashpër, pjesëtarët e UÇK-së për orë të tëra qëndruan të pathyeshëm, kurse luftëtari i lirisë, Fazli Fetahu ra heroikisht bashkë me Mirsad Gashi.

Në vendin e rënies është ngritur lapidari që ruan kujtimin për këta dy dëshmorë, ndërtuar nga familjarët e dëshmorëve dhe bashkëluftëtarëve.

Me rastin e 20 vjetorit, sot do të bëhen homazhe në fshatin Surdull nga ora 14:00./Llapi.info