Një vet-aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Zahir Pajaziti”, afër ish-terminalit doganor në Podujevë, raporton Llapi.info

Në bazë të fotografive të siguruara nga Llapi.info, shihet një veturë të ketë humbur drejtimin, me ç’rast edhe ka përfunduar në një kanal.

Mësohet se përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, në këtë aksident s’ka pasur të lënduar.

E, për këto punime të cilat janë duke u bërë përgjatë kësaj rruge të qendrës së qytetit, kritika ka dhënë këshilltari i VV-së, Fitim Haziri. Sipas tij, pusetat e hapura dhe jo me shenja paralajmëruese për një kanal, janë rrezik për qytetarët e Podujevës. Sipas Hazirit, nga kolonat dhe bllokimi i rrugës nga punimet, shpeshherë mund të shkaktohen aksidente e një i tillë ka ndodhur sot.

“Në këto vende ku po kryhen punimet nuk kemi as siguri në komunikacion. Ne jemi dëshmitar se kurrfarë rregullimi të komunikacionit nuk është duke ndodhur nga kompania në fjalë, ku kemi shumë kolona të automjeteve, herë në një anë e herë në anën tjetër, shpeshherë kemi bllokim total të rrugës që shkakton nervozizëm tek ngasësit e automjeteve që si pasojë mund të vije deri tek aksidentet e ndryshme”, pati shkruar ai në Facebook.

Image may contain: outdoor and nature

Ndryshe, vetëm dje në Kosovë, sipas statistikave të Policisë së Kosovës, kanë ndodhur 28 aksidente, ku prej tyre 7 me të lënduar./Llapi.info