Familja katër anëtarëshe e Sokol Selimit nga Podujeva është bërë me shtëpi të re, falë vullnetit të mirë të stafit vendor të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë, transmeton Llapi.info

Siç njofton kumtesa komunale, në ceremoninë e dorëzëzimit të çelësave të shtëpisëpisë së re, për familjen Selimi ka marrë pjesë edhe Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Zaim Thaçi, një pjesë e stafit vendor të Kombeve të Bashkuara dhe zyrtarë nga sektori i strehimit në Komunën e Podujevës.

Image may contain: 2 people, people smiling, people standing

Rudari falenderoi donatorët që ndihmuan në ndërtimin e shtëpisë së re për familjen Selimi dhe theksoi rëndësinë e ndërrmarrjes së iniciativave të përbashkëta në këtë fushë, për faktin se edhe pse Komuna është angazhuar ndër vite për zgjidhjen e çëhtjes së banimit për familjet e pastreha ende shumë familje që kanë nevojë për të siguruar strehim.

Nënkryetari Rudari po ashtu theksoi se Komuna është në kontakte të vazhdueshëm edhe me Ministrinë e Punës e Mirëqenies Sociale (MPMS) edhe me partnerë të tjerë për t’u dalë në ndihmë familjeve të paatreha, sepse me buxhetin vetanak Komuna e ka të pamundur t’i përmbushë të gjitha kërkesat.

Në shenjë falenderimi për kontributin e tyre në ndërtimin e shtëpisë për familjen Selimi, nënkryetari Rudari, në emër të Kryetarit Agim Veliu, u ka dorëzuar një mirënjohje donatorëve.

Ndërsa, kryefamiljari Selimi ka falenderuar donatorët për ndihmën në ndërtimin dhe pajisjen e shtëpisë me të gjitha pajisjet e nevojshme.

Image may contain: 4 people, people smiling, people standing

Ky projekt është realizuar në bashkëpunim të plotë të donatorëve dhe Drejtorinë e Shëndtësisë dhe Mirëqënies Sociale, sektori për strehim i ka referuar rastet në nevojë, ndërsa përzgjedhja e familjes është bërë nga donatorët, pas realizimit të vizitave te realizuara në terren./Llapi.info

Image may contain: indoor
Image may contain: people sitting, living room, table and indoor
Image may contain: table, kitchen and indoor