Llapi do të ketë jo punë të lehtë sot në përballjen e javës së 28-të, në elitën e futbollit kosovar kundër Drenicës, njofton Llapi.info
Ndeshja e kësaj xhiroje luhet në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, me fillim nga ora 15:00.
Në këtë përballje, opsioni i vetëm i Llapit për ta vazhduar ‘luftën’ për titull është fitorja, derisa edhe drenicakët kërkojnë ta përforcojnë pozitën e pestë në tabelë.
Llapjanët në këtë ndeshje vijnë pas fitores në shtëpi ndaj Gjilanit, ndërsa Drenica barazoi me Dritën. Në dy ndeshjet të zhvilluara gjatë këtij edicioni janë mbyllur me nga një fitore të secilës skuadër.
Ndërkaq, Llapi numëron 60 pikë në vend të tretë, dy më pak se lideri Feronikeli që ndan pozitën e parë me Prishtinën me pikë të barabarta, kurse Drenica pozicionohet në vend të pestë me 38 pikë të arkëtuara./Llapi.info