Tetë anëtarë të familjes Sylejmani në fshatin Bellopojë të Podujevës jetojnë në kushte të rënda ekonomike, transmeton Llapi.info
Familja e Qazim Sylejmanit jeton në një shtëpi e cila nuk i plotëson nevojat e një jetese. E zonja e shtëpisë, Syzana, duke treguar për kushtet me të cilat ballafaqohet, ka apeluar te vullnetmirët që t’iu dalin në ndihmë.
“S’kemi ku të pastrohemi, s’kemi mobile, tepihë as kurrgjë. Burri s’punon, na këtu me pesë fëmijë jetojmë. Nganjëherë rrimë pa ngrënë e pa pi, ndërsa veshje dhe mbathje na i dhurojnë hallku”, thotë ajo për Tribuna Channel, transmeton Llapi.info
Duke përmendur peripecitë që ajo dhe shtatë anëtarë të tjerë ballafaqohet, e zonja e shtëpisë ka thënë se ish-kryefamiljari i tyre ka qenë invalid i UÇK-së, por në vend se t’i ndihmojnë, institucionet ia kanë ndalur edhe socialin.
“Prej se ka vdekur kështu ka mbetur shtëpia, na e kanë ndalur socialin moti”, rrëfen ajo.
Ndërkaq, të afërmit e kësaj familje thonë se kushtet e rënda dhe mungesa e të ardhurave e vështirëson edhe më shumë jetesën e tyre./Llapi.info