Fahri Osmani, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për Podujevë ka folur për zgjedhjet e brendshme të partisë në këtë degë, njofton Llapi.info
Osmani thotë se PDK në Podujevë do t’i shërbejë ndryshimit të qeverisjes në këtë Komunë.
“Erdhëm së bashku në fund të procesit zgjedhor të brendshëm në degën e PDK –së në Podujevë. Me vullnetin e mirë për t’i dhënë procesit atë që e meriton, konkurrencën e vlerave morale e intelektuale, së bashku me shumicën nga ju, gjersa folëm gjerë e gjatë, arritëm të konceptojmë dhe ta promovojmë fuqishëm frymën pozitive, bashkimin e energjive dhe potencialeve të pa shfrytëzuara për të fuqizuar një projekt politik afatgjatë, të qëndrueshëm dhe të suksesshëm”, ka shkruar Osmani në Facebook.
“Në vizionin tim qëndrueshmëria dhe suksesi i një projekti politik, matet me nevojën për t’i fituar zgjedhjet dhe për ta qeverisur mirë Podujevën nga e cila përfitojnë të gjithë. Falë jush, sot kemi arritur që PDK –në në Podujevë ta bëjmë realisht partinë për të cilën ka më së shumti interesim dhe vëmendje nga qytetarët. Jam i lumtur që e kemi arritur këtë, por kjo është arritur falë jush: secilit anëtar e aktivist të PDK që ka qenë i angazhuar këto ditë”, është shprehur tutje ai në një postim.
Osmani i cili ka kundërkandidat ish-deputetin Naim Fetahu, u ka uruar fat delegatëve për konventën zgjedhore të degës së PDK-së në Podujevë që do të mbahet nesër.
“Dua të ju uroj të gjithëve për punë të shkëlqyeshme, të ju thërras për të vazhduar edhe fazën e mbetur të përmbylljes së procesit dhe po ashtu të jeni të gatshëm për të punojmë bashkë të gjithë, në çfarëdo cilësie, t’i shërbejmë ndryshimit politik në qeverisjen e llapit, ndryshim që mund ta arrijmë vetëm ne. I uroj të gjithë delegatët e konventës zgjedhore të degës së PDK në Podujevë që do të mbahet nesër punime të mbara, mbarësi e energji pozitive për të gjithë ju ashtu sic keni reflektuar deri më tani”, ka përfunduar ai./Llapi.info