Sindikata e Arsimit të komunës së Podujevës ka përfunduar 2 trajnimet bazike me mësimdhënësit e kësaj komune “Udhëheqja dhe planifikimi strategjikë në arsimin parauniversitar”, njofton Llapi.info

Sipas komunikatës së kësaj sindikate, ky trajnim ka për qëllim ngritjen dhe zhvillimin e vazhdueshëm profesionalë të mësimdhënësve, e që trajnimet e tilla do të shërbejnë edhe për licencën e karrierës së tyre.

“Ky trajnim është organizuar në shkollën e mesme të ulët “Shaban Shala” me trajnerët Dr.Safet Beqiri dhe Mr. Valentina Sopaj. Mësimdhënësit e këtij trajnimi i ka vizituar edhe nënkryetarja e SBASHK-ut Vjollca Shala, e cila ka bashkëbiseduar me ta lidhur me aktualitetin në arsim dhe për angazhimit e aktiviteteve të SBASHK në të ardhmen. Pjesëmarrësit në këto trajnime kanë përgëzuar SBASHK-un për angazhimet dhe arritjet dhe kanë kërkuar nga kryetari i Sindikatës së AF e AM të Podujevë që të niset sa më parë edhe me tri trajnimet bazike, të cilat janë licencuar falë angazhimit të SBASHK, e me qëllim që anëtarësisë t’i ndihmohet në arritjen e sa më shumë orëve të kërkuara për licencim”, thuhet në komunikatë./Llapi.info