Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e martës në magjistralen Prishtinë – Podujevë, konkretisht në fshatin Besi, raporton Llapi.info
Në këtë aksident trafiku të përfshira janë dy vetura, të cilat janë ndeshur kokë më kokë.
Sipas disa dëshmitarëve të cilët edhe kanë dërguar pamje në Llapi.info, në këtë aksident kanë mbetur lehtë të lënduar dy shoferët.
Në bazë të pamjeve, shihen ekipet e Policisë së Kosovës që kanë dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar shkakun e aksidentit.
Si pasojë e kësaj përplasjeje edhe janë krijuar kolona të gjata përgjatë kësaj magjistraleje.
Ndryshe, sipas statistikave të Policisë, vetëm dje në Kosovë kanë ndodhur 35 aksidente, ku prej tyre 11 me të lënduar./Llapi.info