Mbrëmë në fshatin Siboc të Podujevës ka pasur të shtëna armësh. Persona ende të panjohur kanë shtënë disa herë në drejtim të një veture të tipit “Golf VII”, raporton Llapi.info

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Sipas PK-së, incidenti ka ndodhur rreth orës 22:30, ndërkohë që nuk raportohet për të lënduar.

“Rreth orë 22:30 kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në fshatin Sibovc të Podujevës. Sipas informatave fillestare dyshohet se me armë zjarri është shtënë në drejtim të një automjeti Golf VII, i cili po qarkullonte në drejtim të Podujevës”, ka thënë zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Automjeti është konfiskuar nga ana e policisë për ekzaminim, ndërkohë që hetuesit policor në bashkëpunim të ngushtë me prokurorinë përkatëse janë duke punuar në ndriçimin e kësaj ngjarje”, ka thënë Flora Ahmeti.

Ndërkaq, Llapi.info mëson se atentati i mbrëmshëm është bërë ndaj A.Potera, i lindur në Podujevë, i moshës 25 vjeçare derisa motivet ende nuk dihen.

Llapi.info ka raportuar edhe mbrëmë për incidentin me pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes./Llapi.info