Në Rahovec dje është arrestuar një person.
Ndalimi i tij ka të bëj me dyshime se i njëjti ka keqpërdorur seksualisht një vajzë nën moshën 16-vjeçare.

Rasti ishte raportuar qysh më 10 prill.

I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.