Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi, në një konferencë për media ka thënë se procesi i teksteve shkollore është në fazën finale dhe se viti i ri shkollor për klasat 0-1-6-10 dhe 2-7 dhe 11 do fillojnë me tekstet e reja shkollore.

Bytyqi tha se KEPSHT ka përfunduar të gjitha procedurat e nevojshme dhe tani tekstet shkollore ndodhen në fazën përfundimtare.

Sipas tij buxhetit të Kosovës këto libra të reja i kanë kushtuar mbi 74 mijë euro dhe se janë shpenzime më të ulëta krahasuar me ato që i kanë paraparë më herët.

Ministri i Arsimit u zotua se asnjë libër që nuk i plotëson standardet dhe kurrikulën nuk mund të kalojë dhe se këto tekste shkollore do të jenë në pilotim dhe të gjithë librat që nuk i plotësojnë standardet do të tërhiqen.

Ai bëri të ditur se abetarja dhe tekstet e gjuhëve të huaja nuk janë përfshirë.