Një burrë nga turma e cila ishin bërë gati të ndiqnin një fjalim të presidentit amerikan, Donald Trump, është arrestuar të premten, pasi dyshohet se hodhi një celular në drejtim të presidentit amerikan.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, individi është identifikuar si William Rose, thanë burimet e zbatimit të ligjit. Burimet kanë shtuar se dyshohet se Rose ishte i dehur në këtë ngjarje.

Në një deklaratë është thënë: “Presidenti Trump ishte në një ngjarje në Indianapolis. Derisa presidenti ishte duke ecur në skenë, një celular nga turma u hodh në anën e kundërt prej nga po vinte presidenti. Personi u nxor nga aty dhe hetimi po vazhdon”.

Presidenti Trump nuk është i vetmi që është ballafaquar me një situatë të tillë.

Ish-presidenti George W. Bush ishte sulmuar me një këpucë nga një gazetar irakian në vitin 2008, gjatë një konference për shtyp në Irak.