Sot në Sllatinë është mbajtur gara më atraktive automobilistike ‘Drag Race’ e para për këtë vit në Kosovë, njofton Llapi.info
Gara ka nisur në ora 11:00, teksa tani edhe janë ndarë çmimet për fituesit e divizioneve.
E si zakonisht, Skender Potera është përkujdesur edhe këtë vit që në klasën 9 sekonda ta zë vendin e parë, në shtegun e drejtë dhe të gjatë 402 metra, për 10.23 sekonda me ‘bishën’ Golf 4. Potera njëherësh ishte i vetëm në këtë shteg.
Ndërsa, Gojart Potera ka zënë vendin e parë në divizionin për klasën e 10 sekondave.
Gara e sotme, në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë, u zhvillua në tri divizione: në veturat që tërheqin me rrota të përparme (FWD), veturat që tërheqin me rrota të pasme (RWD) dhe veturat që tërheqin me katër rrotat (AWD).
Në këtë garë kanë marrë pjesë edhe garues nga vendet tjera të rajonit nëpër divizione të ndryshme./Llapi.info