Në pistën e vjetër të Aeroportit të Prishtinës janë zhvilluar garat e “Drag Race”.

Siç është raportuar, një ngjarje e tillë ka zgjuar edhe interesimin e adhuruesve të garave të automobilizmit.

Sipas disa pamjeve të ardhura në adresë të Telegrafi, shihet një veturë e aksidentuar, e cila supozohet se është përplasur me rrethojat.

Megjithatë, kjo ngjarje është karakterizuar edhe me një aksident jo të lehtë.

Sipas disa pamjeve të ardhura në adresë të Telegrafi, shihet një veturë e aksidentuar, e cila supozohet se është përplasur me rrethojat.

Së paku sipas komentuesve të mediave sociale, përkatësisht të disa pamjeve, shoferi i veturës ka shpëtuar me lëndime të lehta trupore – pasi shihet se është rikthyer në pistë, ku është pritur me duartrokitje.