Një vet-aksident trafiku ka ndodhur sonte në fshatin Bajçinë të Podujevës. Si pasojë e këtij aksidenti një person ka ndërruar jetë, raporton Llapi.info

Rastin për Llapi.info e kanë konfirmuar edhe nga Emergjenca e Podujevës. Nga atje kanë thënë se një tjetër është në gjendje të rëndë.

“Nga aksidenti në fjalë një person ka ndërruar jetë, kurse një tjetër është dërguar në gjendje të rëndë me urgjencë në QKUK të Prishtinës. Për detaje tjera mund t’i merrni më vonë”, kanë thënë nga Emergjenca.

Ndërkohë, rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Llapi.info mëson se vetura e vet-aksidentuar është e tipit ‘Golf 3’, e cila ka dal nga rruga duke u përmbysur.

Në pamjet e siguruara nga Llapi.info shihen ekipet policore që kanë dalë në vendin e ngjarjes./Llapi.info