Një vetaksident ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:30 në fshatin Bajçinë të Podujevës. Si pasojë e përplasjes një person ka ndërruar jetë, raporton Llapi.info

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës dhe Emergjenca e Podujevës, teksa edhe një person është dërguar për tretman mjekësor në QKUK të Prishtinës.

“Njëri prej tyre nuk ka arritur të përballojë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Personi tjetër është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Zëdhënësja për Informim e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ndërkohë, Llapi.info mëson se tashmë i ndjeri është Jahir Gashi (rreth 19 vjeç) nga fshati Dobërdol i Podujevës. /Llapi.info

Më poshtë fotografia e dërguar nga familjarët e të ndjerit: