Derisa kryeministri Ramush Haradinaj në intervistën për T7 tha se Presidentin Thaçi bashkë me Edi Ramën i kanë bërë presion në Berlin, për ta hequr taksën, Thaçi ka dhënë një version krejt tjetër. Tash ai ka ndërruar krejtësisht qëndrimin e tij, dhe thotë se taksa duhet të mbetet.

Presidenti Hashim Thaci ka thirrur konferencë për media në Aerportin e Prishtinës, menjëherë pas kthimit nga Samiti i Berlinit.

Ai ka thënë se ka pasur një pozicion unik në Berlin për taksën, transmeton Gazeta Express.

Derisa, Haradinaj tha se vetë Thaci i ka bërë presion në prani të të gjithë të ftuarve në Berlin, Presidenti thotë se ka qenë që taksa të mos hiqet.

“Pozicioni i Kosovës ka qenë shumë i qartë. Dialogu mund të vazhdojë i pakushtëzuar. Taksa ka qenë e duhur dhe duhet të mbetët në fuqi”, është shprehur Thaci.

Ai ka përmendur që taksa është ide e zëvendëskryeministrit Enver Hoxhaj dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli.

“Ai propozim i Hoxhajt për 10 për qind dhe 100 për qind i z. Veseli ka qenë i duhur”, ka thënë Thaçi.