Organizata studentore “Studim-Kritikë-Veprim” ka organizuar sot një aksion simbolik në ditën e 1 Majit.
Përgjatë marshit protestuesit u ndalën tek Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, duke vazhduar te BSPK-ja në drejtim të qeverisë, njofton kumtesa.
Aktivistë të SKV-së përmes një instalacioni shprehën gjendjen tejet shqetësuese me vdekjen e punëtorëve, seç herë e në rritje nga firma të ndryshne ndërtimore dhe jo vetëm.
Përballë qeverisë u vendosën 31 helmeta për 31 punëtorë që gjetën vdekjen në vendin e punës e të cilat nga institucionet trajtohen si aksidente të zakonshme.
Kur aktivistët, punëtorët përmes një aksioni simbolik duan të shpërfaqin këtë gjendje alarmante, Komuna e Prishtinës me arrogancë e ndalon një aktivitet të tillë.
“Komuna e Prishtinës si dhe shefat e shefave duhet ta kuptojnë që të drejtat e punëtorëve, studentëve dhe qytetarëve të Republikës janë shumë më të fuqishme se interesat meskine të pushtetarëve dhe grykësve oligark”.
“Jeta e punëtorëve është e shtrenjtë. Papërgjegjësitë institucionale do të përballen me vullnetin popullor, kundër shtypjes, kundër pabarazisë”.