Vullnetarë të shumtë të OJQ. “Ekovizioni” dhe “Podujeva Cycling Group”, kanë ngjyrosur sot Urën e Orllanit në Podujevë, raporton llapi.info.

Lajmin për llapi.info e ka bërë të ditur drejtori i OJQ. “Ekovizioni”, Shpend Sopa.

Siç ka treguar ai, vullnetarët nga Podujeva janë nisur nga ora 9:00 me biçikleta dhe aktiviteti për ngjyrosjen e Urës së Orllanit është bërë në mënyrë vullnetare. Ky aktivitet ka zgjatur deri në orën 13:00.

Aktiviteti për ngjyrosjen e Urës së Orllanit është mbështetur nga NTP “Te Zena” dhe Komuna e Podujevës./Llapi.info

11328853_10205677943682191_1766409177_n

11421657_10205677944082201_1308612071_n

11329017_10205677943482186_1142316551_n