Dje në Suharekë, viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se derisa ishte në një aheng familjar person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë së tij.
Në raporton 24 orësh, thuhet se nga aty kanë vjedhur një laptop të tipit Acer, dy telefona samsung, 100 euro para të gatshme, një armë të gjatë (me leje) dhe shtatë fishekë të cal.7.9 mm.
Njësitet policore janë duke kryer hetime lidhur me rastin.