Fox News i ka kushtuar një shkrim Serbisë dhe afrimit të saj gjithnjë e më të madh me Rusinë.
Agjencia amerikane e lajmeve ka folur për deklaratën e fundit të Aleksandër Vulinit.
Ministri i mbrojtjes në Serbi, i cili është pro-rus ka thënë që shteti ballkanik mund të lërë rrugën drejt anëtarësimit në BE për të pasur marrëdhënie më të afërta me Moskën.
“Në rast se BE-ja nuk e do Serbinë, ka të tjerë që e duan të”, tha Aleksandër Vulin në një intervistë për një televizion serb.
Edhe pse Serbia formalisht kërkon anëtarësim në Bashkimin Evropian, liderët e saj popullist kanë drejtuar gradualisht Serbinë drejt Moskës. Moska është një mbështetës kyç i Serbisë sa i përket çështjes së Kosovës, e cila është e pavarur që nga viti 2008.
Beogradi nuk e njeh pavarësinë e saj, por të dyja shteteve u është thënë që ato duhet të përmirësojnë marrëdhëniet bilaterale në mënyrë që të i bashkohen BE-së. Blloku ka mbajtur negociata me qëllim që të zgjidhë konfliktin e vjetër ballkanik.
“Serbia duhet të krijojë një kufi të fortë dhe të mbrojtur me shqiptarët e Kosovës”, tha për fund Vulin.