Në pikën kufitare në Merdare gjatë orës 03:00 të mëngjesit janë arrestuar dy shqiptarë me nënshtetësi belge, raporton Llapi.info

Policia pas kontrollit në automjetin e tyre kanë gjetur dhe sekuestruar një armë AK-47 dhe një sasi të substancave narkotike.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe aktvendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj/ Shqiptar me nënshtetësi Belge, pasi që gjatë kontrollit në automjetin e tyre është gjetur dhe sekuestruar një AK-47 dhe një sasi substancë e dyshuar narkotike. Të njëjtit janë intervistuar dhe me aktvendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, ka njoftuar PK./Llapi.info