Lidhja Demokratike e Kosovës është duke kaluar në procesin e zgjedhjeve të brendshme, njofton Klan Kosova.

Kryetari i grupit parlamentar të kësaj partie, Avdullah Hoti, ka thënë se këto zgjedhje duhet të karakterizohen me transparencë maksimale.

“Pjesëmarrje sa më të madhe të anëtarësisë dhe me krijimin e hapësirës dhe kushteve të përshtatshme për përfaqësim sa më të denjë të femrave”, tha ai në mbledhjen e Kryesisë së Degës së LDK-së në Mitrovicë.

Hoti po ashtu ka thënë se merr pjesë në këtë mbledhje me kërkesën e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.

“Procesi zgjedhor i fazës së parë të zgjedhjeve në LDK, ka kaluar ashtu si duhet dhe pa asnjë problem të theksuar. Besoj se edhe degët tjera që këtë proces tashmë e kanë filluar në fazën e dytë, do të përgatisin dhe organizojnë zgjedhje plotësisht të lira,transparente e demokratike”.