Mbeturinat e shumta vend e pa vend vazhdojnë të jenë problem për qytetarët e Podujevës, shkruan Llapi.info

E, grumbulli i tyre me kontejnerë të stërmbushur, qytetarët kanë hasur edhe në një pjesë të rrugës me mbeturina të hedhura. Gjendja e tillë nuk është shumë larg qytetit, përballë Spitalit të Podujevës.

Përveç kundërmimeve, tjetër problem për qytetarët janë edhe qentë endacakë të cilët sillen vërdallë mbeturinave.

Kujtojmë, probleme të tilla ku qytetarët kanë hasur në mbeturina të shumta ka ndodhur me ndërrimin e planit për grumbullimi e mbeturinave.

Gjendje e tillë në po të njëjtin vend ka pasur edhe ditë më parë, teksa edhe mbeturinat janë djegur ku është dashur edhe intervenimi i zjarrfikësve për të lokalizuar zjarrin./Llapi.info


Më poshtë fotografitë e dërguara.