Sot, me disa aktivitete të organizuara nga Komuna e Podujevës është shënuar Dita e Dëshmorëve, njofton Llapi.info

Mirëpo, në nderim të kësaj dite Komuna nuk ka organizuar ndonjë tubim përkujtimor. E për këtë, ka reaguar edhe shefi i grupit të këshilltarëve të VV-së në asamblenë komunale, Fitim Haziri.

“Dëshmorët nuk kursyen asgjë, as JETËN e tyre, gjënë më të shtrenjtë e cila ekziston, e falë sakrificës së tyre ne e gëzojmë lirinë. Vepra e tyre duhet të na përcjellë neve, e sidomos institucionet shtetërore në çdo punë, në çdo vendim, në çdo hap”, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas tij, organizimi i një programi do të ishte më e pakta që mund të bëhej për të rënët.

“Qeverisja lokale e Komunës së Podujevës le që e ka harruar që moti veprën sublime të dëshmorëve, e cila ishte dashur t’i përcjellë si në punë, projekte, mirë menaxhim e në shumë çështje të tjera që do i kontribuoheshin qytetarëve të Komunës sonë, por ata nuk ishin në gjendje që për 5 maj, e që është Dita e Dëshmorëve në komunën tonë, së paku t’i kujtojnë me një program organizativ, kjo do ishte ajo më e pakta që do mund të bënin. Turp por ju skeni TURP!”, ka përfunduar ai./Llapi.info

Image may contain: plant, flower and outdoor