Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka thënë se një lajm që është shpërndarë se nesër nuk do të ketë mësim, nuk është i vërtetë.
Ministria përmes një njoftimi ka thënë se mësimi do të vijojë si rregullisht dhe iu ka bërë thirrje mësimdhënësve që të mos bien pre e mashtrimeve dhe të informohen nga burime zyrtare.
“Jozyrtarisht është lëshuar një njoftim kinse nesër nuk do të ketë mësim në shkollat e Kosovës, duke përdorur logon e MAShT. Ky lajm, i cili ka shkaktuar huti, është i pavërtetë. Pra, nesër, mësimi zhvillohet normalisht në të gjitha shkollat e Kosovës”.